Kujtime për vazhdimësi!
…………………………………….
Ishte kjo motoja që na bashkoi kësaj radhe në djepin e dijes, në Elbasanin tonë historik, në 12 shtator 2022, për të përkujtuar poetët dhe artistët e fjalës shqipe.
Dhe pikërisht, aty në Elbasan, ku u mbajt Kongresi i Shkollave Shqipe në shtator të vitit 1909, në godinën historike të shkollës së Kalasë.
Ndaj edhe pikënisja e këtij misioni fisnik u bë nga ky qytet, për të kujtuar historikun e shqipes sonë në muajin e shenjtëruar edhe të Nënë Terezës.
Iu bashkuan këtij udhëtimi mbresëlënës poetë, shkrimtarë, arsimtarë, piktorë, artistë nga e gjithë Diaspora shqiptare në Botë edhe nga Shqipëria.
Na duhet të vecojmë nderimin e vecantë, që na bënë dy ikonat e mëdha të skenës shqiptare , që të dyja “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa ( qytetare Nderi e Strugës) dhe Liliana Cingi, të cilat i dhanë këtij misioni ngjyrat e duhura të atdhedashurisë.
Ky mision e pati zanafillën në Elbasanin e traditës për të ecur më tej në Librazhdin e dy poetëve të vrarë nga diktatura, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, e për t’u ndalur në Pogradecin e Lazgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, ku u mbajtën imazhe përkujtimore.
Misioni vazhdoi në Strugën e poetëve, që të kujtohej vepra e tyre në eventin e teatrit “POSHKA”, i cili u kthye në mall e dashuri për Paqen dhe mirësinë në Botë.
Po ashtu edhe takimi dashamirës me përfaqësues mësues/nxënës të shkollës shqipe në Strugë , solli emocionet e veta.
Pjesëmarrja e Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në Strugë z. Agim Krasniqi dhe mikpritja e tij në ambjentet e Konsullatës ishte një ndjesi tradicionale shqiptare dhe njëkohësisht nderim për ne, që na ndoqi në vazhdim .
Kurora me lule në shtatoren e Nënë Terezës, do të shënonte kthimin e udhëtimit drejt Elbasanit, duke u mirëpritur nga kryetari i Bashkisë z. Gledian Llataj dhe stafi i tij, në godinën e shkollës së parë shqipe të Kalasë, për të vlerësuar misionin tonë dhe mesazhin pozitiv të tij.
Sipas traditës së shqiptarëve këtë mision do ta mbyllte këndshëm, dreka miqësore e shtuar nga Unioni i gazetarëve të Shqipërisë me z. Aleksandër Cipa në krye, tek të cilët shkojnë falenderimet dhe respektet tona.
Gjithashtu falenderojmë nga zemra atë zonjë t; madhe, që hodhi idenë dhe e realizoi me sukses këtë mision atdhetar, poeten, artisten dhe aktivisten e shquar të Diasporës shqiptare, znj. Iliriana Sulkuqi, e cila vjen si cdo vit me mallin e saj për vendlindjen, dashurinë për njerëzimin, si dhe vlerësimin e njerëzve të punës dhe të fjalës, duke shfaqur vlerat e saj paqësore në cdo moment të jetës së saj.
Shoqata “Emigranti” Patra dhe shkolla shqipe “Naim Frashëri” , Patra, u përfaqësuan në këtë mision fisnik dhe patriotik me drejtorin e shkollës, poetin , përkthyesin , akademikun dhe aktivistin e shquar të Diasporës z. Iliaz Bobaj, Kristiana Veliun kryetare e shoqatës, mësuese vullnetare dhe aktiviste shoqërore, Jeta Shehu mësuese vullnetare dhe aktiviste shoqërore, e cila u vlerësua me titullin “Ambasadore e Paqes” dhe Polo Cipa poet dhe aktivist shoqëror , i cili u vlerësua me titullin:
“Misionar i Mbrojtjes së Kulrurës Shqiptare”.
FALENDEROJMË TË GJITHË PJESËMARRËSIT DHE MIRUTAKOFSHIM NË TAKIME TË TJERA !
Stafi Pedagogjik, Patra
Kryesia e Shoqata Emigranti Patra
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka