FOTO/ Shokohen mjekët, gjejnë në stomakun e pacientit 1 kg vida dhe gozhdë: I gëlltiste që…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lituani, ku një pacienti i janë gjetur në stomak rreth 1 kg vida dhe gozhdë.
Pacienti kishte shkuar në spital me dhimbje të forta barku dhe stomaku. Mjekët i bënë menjëherë skaner me rrezet X, ku zbuluan se pacienti kishte në stomakun e tij pjesë të ndryshme metalike.
“Gjatë operacionit që zgjati 3 orë, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, u hoqën nga stomaku i pacientit,” tha kirurgu Saronas Dailindenas.
Mjekët janë shprehur se pacienti kishte filluar të gëlltiste sendet mettalike, pasi kishte vendosur që të hiqte dorë nga alkooli dhe s’po e përballonte dot stresin.
Pacienti ndodhen ende në spital, por në gjende të mirë shëndetësore.