E ëma e 10-vjeçares së abuzuar seksualisht në Kuçovë ka bërë një deklaratë shokuese, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Nëna e të miturës u shpreh se 57-vjeçari Ajet Dume ka abuzuar edhe me të për dhjetë vite me radhë, me forcë dhe kërcënime.null
Ajo u shpreh se nuk e ka denoncuar dot 57-vjeçarin, pasi ai mbante gjithmonë në dorë armë, duke e kërcënuar. Por sipas saj, i ka dhembur në shpirt abuzimi që ai ka bërë me vajzën e saj të mitur 10-vjeçare, ndaj dhe ka vendosur ta denoncojë.