21 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Shmangia e zisë globale të bukës, ja cilët janë 6 portet vendimtare për nxjerrjen e grurit nga Ukraina

by News Albania
June 9, 2022
in Bota, Kryesore
0
Shmangia e zisë globale të bukës, ja cilët janë 6 portet vendimtare për nxjerrjen e grurit nga Ukraina
114
VIEWS
Share on Facebook

Loja e zhbllokimit të të eksporteve të grurit nga Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, të korrat e të cilit rrezikojnë të kalben duke shkaktuar një zi buke botërore, në thelb kalon nëpër 6 porte në vend: Chornomorsk, Yuzhny, Mykolaiv, Berdyansk, Mariupol dhe Odessa.

Gjashtë terminalet janë të rëndësishëm, pasi me doket e tyre garantojnë eksportin e miliona TEU (njësia matëse e transportit të anijeve konteiner) të drithërave, nga gruri në misër, por edhe të lëndëve të para të tjera të rëndësishme.

Bllokada e këtyre porteve dhe rrugëve të tyre, e ndalur nga bombat por edhe nga minat e vendosura në Detin Azov dhe në Detin e Zi, nuk ka gjasa të zëvendësohet me rrugë të tjera, si linjat hekurudhore ose transporti rrugor.

Dhe pavarësisht përpjekjeve për të gjetur rrugë alternative, të mbështetur edhe nga plani i fundit i BE-së për ‘rrugët e solidaritetit’, që lejoi dërgimin e parë nëpërmjet trenave në Lituani dy javë më parë, më pak se gjysma e fluksit ditor të paraluftës arrin të largohet aktualisht nga vendi.

Po tentohet edhe me lidhjet e lumenjve, që një pjesë e grurit të kalojë përmes Rumanisë por edhe tranzite tokësore janë gjithashtu duke u zhvilluar në Poloni, Bullgari dhe Lituani.

Megjithatë, transporti detar mbetet thelbësor. Këtu janë portet kryesore, pa të cilat tonelatat e grurit do të shkojnë dëm dhe bota do të përfundojë në një krizë për bukën e përditshme.

* ODESSA – Porti më i madh në vend dhe i dyti në Detin e Zi, me një trafik prej 675 mijë Teu në vitin 2021, vitin e kaluar ka trajtuar mbi 3.5 milionë tonë grurë.

* CHORNOMORSK – Në jug të Odessa, është pika kryesore e nisjes së grurit. Ka një kapacitet mbi 110 mijë Teu në vit dhe një trafik vjetor prej 4 milionë tonësh.

* YUZHNY – Porti i tretë më i rëndësishëm ukrainas, gjithashtu në distriktin Odessa, ka një nga zonat më të avancuara industriale në vend dhe operon kryesisht me hidrokarbure.

* MYKOLAIV – Është selia e kantiereve kryesore të Detit të Zi rreth pesëdhjetë kilometra nga Kherson dhe përfaqëson një port të rëndësishëm për Ukrainën.

* BERDYANSK – Në rajonin e Zaporozhzhia, në bregun verior të detit Azov, duhej të përfaqësonte të ardhmen e porteve të Ukrainës me një projekt infrastrukturor të zhvilluar para konfliktit për t’i lejuar asaj të kalonte tranzit 1.5 milion ton drithë në vit.

* MARIUPOL – Porti më i madh në Ukrainën jugore, i dëmtuar rëndë nga lufta, ai kishte një kapacitet prej mbi 60,000 Teu në vit me një terminal të dedikuar për drithërat dhe një për qymyrin.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Eliona Kodra Shkreli: Benet Beci, pas zgjedhjeve filloi hakmarrjen politike

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Eliona Kodra Shkreli: Benet Beci, pas zgjedhjeve filloi hakmarrjen politike

May 21, 2025

Prokuroria e Fierit zhvilloi analizën e punës 1-vjeçare

May 21, 2025
Vota e diasporës/ 36% e kërkesave të emigrantëve janë refuzuar; Kryesojnë zgjedhësit nga Italia

Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit/ Ja të rinjtë që futen në Parlament për herë të parë

May 20, 2025
Ky është 29-vjeçari Ermir Dedja, që u vra mbrëmë në Durrës (FOTO)

Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës, dëgjohet një e shtënë dhe kalimtarët që vrapojnë të alarmuar (VIDEO)

May 20, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In