Përplasja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme në Mamurras ka dërguar në Komisariat dy persona. Deri më tani të shoqëruar janë Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, të dy u kapën teksa shkuan në spitalin e Traumës.
Gjon Fufi është vëllai i Nikoll Fufit (Vorfit), i cili po ashtu ka mbetur i plagosur, megjithatë është jashtë rrezikut për jetën. Foto nga momenti kur efektivët e “Shqiponjave” i fusin në makinë për t’i dërguar në Komisariat.












