Dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri në orët e pasdites së sotme në fshatin Juban, të Shkodrës.
Ato i përkasin dy vëllezërve dhe fatmirësisht në momentin e zjarrit, anëtarët e familjeve kanë arritur të dalin nga banesat.
Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta por dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike. DdVm