Kryeministri Edi Rama, pasditen e djeshme, vizitoi familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Kosovës.
Gjatë vizitës, Rama teksa ishte duke biseduar me të atin e Hashim Thaçit i tregoi atij se kishte shkuar e kishte vizituar atë në burgun e Hagës dhe i tregoi gjendjen të cilën e kishte gjetur.
Kryeministri u tregoi atyre se Thaçi ishte në gjendje të mirë.
Gjithashtu, Kryeministri i dhuroi të atit të ish-presidentit statujën e Skëndërbeut, ndërsa Ramës i’u dhurua flamuri i UÇK-së dhe një plis.
