Shkoi për të rregulluar lavatriçen por përfundoi si “peng”, detaje të reja nga rrëmbimi në Fier
Dalin detaje të reja nga pengmarrja e ndodhur në Fier, të cilat i japin një tjetër dimension ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, përsoni i marrë peng ishte tekniku i lavatriçes, i cili kishte shkuar brenda një shtëpie për të rregulluar lavatriçen.
Ai ishte thirrur nga vëllai i Erion Agalliut, 40-vjeçari B. Agalliu dhe prej tij ka marrë edhe adresën e shtëpisë ku duhet të shkonte.
Ky i fundit, së bashku me veglat e tij të punës, ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kane mbajtur atë për rreth dy orë në banesë.
Gjatë 120 minutave, ata kanë tentuar të zbulojnë se cfarë kërkonte 25 vjecari në shtëpinë e tyre, dhe nuk e kanë besuar që ishte tekniku i lavatriçes derisa kanë marrë nje telefonatë nga B.Agalliu i cili u ka thënë se ishte ai që e ka dërguar për të riparuar defektin në makinën larëse.
25-vjeçari, menjëherë pasi u la i lirë, ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur në Policinë e Fierit. Efektivët nisën menjëherë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave.