Në aksin Shkodër-Velipojë, një automjet ka marrë flakë rreth orës 03:20 ndërsa ishte në ecje.
Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Automjeti ishte në drejtimin e shtetasit Z. N., dhe, fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është duke punuar për të dokumentuar shkakun e zjarrit dhe për të mbledhur provat ligjore.