Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet në drejtim të një makine
Një makinë në Shkodër është qëlluar me armë zjarri.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar.
Mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen ‘Skënderbeg’.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja pas të shtënave me armë.