Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej afro tre ditësh kanë shkaktuar probleme pothuajse në të gjithë qarqet. Lumenjtë Drini dhe Buna janë shumë pranë kuotës maksimale dhe nëse reshjet nuk ndalen, pritet të dalin nga shtrati.
Në Shkodër dhe në njësitë administrative përreth, më shumë se 1469 hektraë tokë janë përmbytur nga uji.
Raportimi i Drejtorisë së Bujqësisë mbi zonat e përmbytura ora 09:00:
Nga konstatimet ne terren diten e sotme date 08.01.2021, si rezultat I reshjeve te ditëve të fundit, situate në terren është përkeqësuar ndjeshëm. Hidrometri në Dajç në orën 07.00 shënon 5.80 m. Kjo situate paraqitet si më poshtë:
Siperfaqe totale e permbytur 1469 Ha
1. Tokë e pakultivuar 403 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 941 Ha
3. Grurë 55 Ha
4. Bimë decorative 70 Ha
– Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 489 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
1.Tokë e pakultivuar 158 Ha
2.Foragjere të dyta, jonxhe 226 Ha
3.Bimë decorative 70 Ha
4.Grurë 35 Ha
– Nj. A. Guri Zi
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali I Vukatanit, fshati Ganjollë.
– Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks I Ri.
1.Tokë e pakultivuar 5 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhë 15 Ha
– Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e stomes), e Bërdicë e Madhe
1.Tokë e pakultivuar 90 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
3.Grurë 10 Ha
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku I Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
– Nj.A. Ana Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
1.Tokë e pakultivuar 150 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 540 Ha
3.Grurë 10 Ha
Gjithashtu, në Thumanë në fshatin Derven, janë nën ujë rreth 50 ha tokë. Pjesa fundore e fshatit Murqinë në Krujë rrezikohet nga uji. Janë afro 15 shtëpi, kurse rruga e fshatit është bllokuar.














