Shkodër, PD merr 5 mandate
Eshtë mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës dhe rezultati duket surprizues për Partinë Socialiste. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, partia fituese është ajo e Demokratëve me 5 mandate, PS merr 3 mandate, PSD 2 dhe LSI 1 mandat. Procesi i numërimit në Shkodër ka vijuar pa probleme dhe incidente.











