Dita e sotme nis me një lajm shumë të trishtueshëm! Ikona e dramaturgjisë shqiptare, Mjeshtri i Madh Fadil Kraja, është ndarë nga jeta. Është një humbje e madhe për familjen, për kolegët, për artin shkodran e shqiptar, Shkodrën e Shqipërinë.
Dramat e tij, nga “Gjaku i Arbrit” me mbi 50 të tilla, romanet e tij, do të vazhdojnë ta mbajnë mes nesh me artin e tij të spikatur! Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh e qytetar model i Shkodrës Fadil Kraja.”, shkruan Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi.