Shkarkimi i Presidentit sjell Ramën nga Bullgaria, kryeministri mbërrin në Kuvend për “kokën” e Metës.
Kuvendi i Shqipërisë po mbanë seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin ose jo nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Mirëpo teksa po mbahej senaca nuk dihej nëse kryeministri Edi Rama, do të ishte prezent në këtë seancë, pasi ishte për një vizitë pune në Bullgari.
Newsbomb.al mëson se Rama do të jetë prezent në këtë senacë, ku do votohet për shkarkimin e Metës nga detyrë.
Bëhet me dije se kreu i qeverisë jo vetëm do të jetë prezent, por në senacën plenare do të mbajë një fjalim prej 30 minutash.
Rama është kthyer mëngjesin e sotëm në vend, pasi dy ditë më parë ishte për një vizitë punë në Hungari dhe më pas në Bullagari.
Kujtojmë që nëse deputetët votojnë me shumicë votash pro shkarkimit, atëherë çështja i kalon Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm ajo mund ta japë verdiktin final. Do të jenë 7 anëtarët e Kushtetueses që do të legjitimojnë ose jo vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit të Republikës.