Shkarkimi i Presidentit/ Kuvendi dërgon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese
Ditën e sotme, Kuvendi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas votimit në parlament.
Sipas procedurës kushtetuese, pesë ditë nga votimi për shkarkimin e Metës, Kuvendi kërkon tani më edhe aprovimin nga insitutcioni final që është Gjykata Kushtetuese.
Pas shkarkimit, ky është zëvendësuesi i Valdete Dakës në KQZ
Trupa prej 7 anëtarësh pritet të marrë në shqyrtim një nga çështjet më të rëndësishme, që është edhe fati i Ilir Metës ku vendimmarrja e saj do të shënojë një precedent të ri, ose shkarkimin final të kreut të shtetit ose rrëzimin e Kuvendit në tentativë për të shkarkuar Presidentin e Republikës.
Parlamenti miratoi me 104 vota raportin e përgatitur nga komisioni hetimor i ngritur posaçërisht për të, duke marrë të paktën 10 vota nga radhët e opozitës parlamentare.
Kjo ishte tentativa e dytë e socialistëve për të shkarkuar Ilir Metën, kur u treguan më të vendosur. Hetimi i parë parlamentar ndaj tij kaloi vetëm me disa këshilla se si duhet të sillet Presidenti, pasi Komisioni i Venecias këshilloi mazhorancën t’ia falte Presidentit disa tejkalime të kompetencave, duke mos i konsideruar si shkelje të rënda kushtetuese. Këshillat nuk u morën për bazë dhe fjalët e dala nga goja e Ilir Metës gjatë fushatës elektorale, ishin provat që socialistët paraqitën si fakte të mjaftueshme, këtë herë, për ta shkarkuar.