DHA IDENTITET TË RREMË NË SPITAL/ JA KUSH ËSHTË SHOFERI QË SHKAKTOI AKSIDENTIN NË BORIZANË
Flogert Vogli, mbeti i plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin, ku ndërroi jetë pasagjeri 26 vjeçar. Vogli, i cili ishte drejtues i mjetit, mësohet se dha një emër të rremë në spital, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Traumës.
Mësohet se mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin në Borizanë, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, për shkak të shpejtësisë me të cilën ai ishte duke udhëtuar. Ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, rezulton që të jetë vjedhur disa ditë më parë në Laç. Nga kontrolli që ka bërë policia në mjetin që ka përfunduar i shkatërruar në anë të rrugës, ka gjetur targa, maska dhe disa doza me d*rogë.