Një shi i butë bllokon rrugët e Tiranës. Newsalbania.al sjell xhirimet e realizuara gjatë natës nga gazetarja e Newsalbania.al
Mjaftuan vetëm pak minuta reshje shiu nje nate me pare në kryeqytet dhe menjëherë u mbuluan nga uji shume rruge te saj. Siç shihet edhe nga pamjet një ndër to është “Rruga e Elbasanit”, e cila është mbuluar nga uji, i cili ka arrtiur mbi 30 cm. Në këtë rrugë, kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza, të cilat janë bashkuar me reshjet e shiut. Kjo situatë ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e makinave. Po kështu, uji ka mbulluar edhe rrugën kryesore në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku makinat mezi lëvizin. Ndiqni pamjet!…