16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHERR&PËRPLASJE/ Bashkia nxjerr jashtë godinës FRD, Meta shkon në ndihmë, përplaset me Policinë Bashkiake: Do t’ju fut në burg me duart e mia! Kryepalaço Veliaj! Mos iu bind të çmendurit. Veliaj paralajmëron kallëzim penal

by News Albania
12/03/2021
in Aktualitet
0
SHERR&PËRPLASJE/ Bashkia nxjerr jashtë godinës FRD, Meta shkon në ndihmë, përplaset me Policinë Bashkiake: Do t’ju fut në burg me duart e mia! Kryepalaço Veliaj! Mos iu bind të çmendurit. Veliaj paralajmëron kallëzim penal
34
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti Ilir Meta është përplasur fizikisht ditën e sotme me efektivët e Policisë Bashkiake të Tiranës, të cilët kërkonin të nxirrnin jashtë godinës Frymën e Re Demokratike. Meta shkoi në ndihmë të Sali Shehut, kryetari i ri i FRD-së i cili e mori në telefon. Meta ka shkuar me urgjencë në gosdnë dhe është përplasur fizikisht me efektivët e Policisë duke i kërcënuar ata që të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm. 

“Dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta me tone të ashpra ndaj tyre në video. Sherri ka përfshirë anëtarët e FRD-së bashkë me efektivët e Policisë së Shtetit. 

Pas sherrit, Meta arriti ti nxjerrë jashtë efektivët e policisë bashkiake dhe i paralajmëroi ata. Meta doli në një deklaratë për mediat dhe tha se ky është një puç. Meta kërkoi që opozita të zgjohet pasi maxhoranca po cënon zgjedhjet. Një paralajmërim Meta e ka pasur edhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilit i ka kërkuar që të distancohet nga kërkesat që i ka bërë kryeministri Edi Rama. Këtë të fundit edhe njëherë e ka cilësuar si person me probleme të shëndetit mendor.

Veliaj në një prononcim për mediat është shprehur se ngjarja do të ndiqet penalisht. Presidentin Meta ai e quajti të alkoolizuar dhe person që ka kaluar në një fazë degjenerimi.

Por si degjeneroi përplasja?

Një shkresë e datës 3 mars, nga Bashkia Tiranë në adresë të Sali Shehut, si kryetar partie ku iu kërkohet që të boshatisin zyrat me argumentin se godina është e amortizuar, por sipas Shehut, kjo është një goditje politike në mes të fushatës. Shehu tha se do të bëjë kallëzim penal, duke shtuar se vetëm të arrestuar mund ta nxjerrin nga godina që më ligj ka prej prillit të vitit 2016. 

Shkresa për lirimin e godinës u lëshua dy javë pasi Fryma e Re Demokratike vendosi ti bashkohej koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“I nderuar z.Sali Shehu, nënkryetar i FRD-së! Bashkia e Tiranës është në një proces të vazhdueshëm të sistemimit të zyrave, për stafin dhe njësitë administrative. Nisur nga ky fakt dhe nevoja për rikonstruksion e godinës nga amortizimi, ju kërkojmë që të lironi ambientet  që ndodhen në katin e 3 në godinën, në rrugën Abdi Toptani, Tiranë. Lutemi nga ana e juaj të bashkëpunoni me Bashkinë e Tiranës, për marrjen e masave për lirimin të ambienteve brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit,”-shkruhet në njoftim.

Prej krijimit të saj nga ish-presidenti Bamir Topi, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës. Kohët e fundit, FRD u rikthye në vëmendje të mediave pasi iu bashkua koalicionit të Partisë Demokratike, ku Shehu ishte pjesë e listës së emrave të zgjedhur nga kryedemokrati Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit. Pas bashkimit të FRD me PD, Bamir Topi dha dorëheqjen nga pozicioni i tij kryetar partie. 

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

16/01/2026
Me shpejtësi skëterrë/ Aksidenti i tmerrshëm tek Ura e Daljanit, shoferi lëvizte me 300 km/h, mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Me shpejtësi skëterrë/ Aksidenti i tmerrshëm tek Ura e Daljanit, shoferi lëvizte me 300 km/h, mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

16/01/2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Nga Talo Çela tek Ibrahim Lici e Arben Ndoka, kush janë të fortët në kërkim/ BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

16/01/2026
INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

16/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In