Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin që u shënua mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Bëhet me dije personat që janë përfshirë në sherr janë dy mësues të shkollës “Andon Zako Çajupi”. Burime për median bëjnë me dije se mësuesit fillimisht kanë nisur sherrin me fjalën në shkollë, ndërsa më pas e kanë vijuar në një lokal.
Ku debati ka degraduar dhe ka përfunduar në përplasje fizike, ku kanë ndërhyrë familjarët për t’i ndarë, ku njëri prej të afërmve kishte dhe armë zjarri, ku hapi zjarr, por fatmirësisht duke qëlluar në ajër.
Policia pak më parë njoftoi se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 5 persona.