Para pak ditësh në sheshin “Skendërbej” në Tiranë, u zhvillua një ndeshje. Pjesë e këtij eventi ishin edhe dy këngëtarët, Noizy e Dafina Zeqiri.
Mirëpo teksa Noizy po performonte një person tentoi të “sulmonte” atë, duke dashur të futej në skenë. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet teksa një anëtar i sigurimit e godet personin që tentoi të futet në skenë.
Ishte sigurimi i reperit, të cilët e goditën atë duke mos e lejuar të futej në skenë e që më pas u shoqërua nga Policia.