Një sherr masiv është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Mësohet se rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli, kanë zbritur nga dy mjete me xhama të zinj dhe kanë goditur një grup tjetër.
Këta persona janë përplasur edhe me policinë, të cilat kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Dyshohet se gjatë përplasjes janë përdorur edhe armë zjarri.










