“One Albania” po ua “nxin jetën” shqiptarëve të cilët paguajnë por nuk marrin asnjë lloj shërbim nga kjo kompani telekomunikacioni e cila përfshihet nga skandali në skandal.
Së fundmi bie faqja online e “One Albania” e cila është një kompani që reklamon shërbim të sigurt për klientët por në realitet nuk janë të aftë për të mbajtur as faqen e tyre online.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm kibernetik apo host të papaguar, por ajo që është e sigurt është fakti që mijëra abonentë të kësaj kompanie telefonike nuk marrin dot shërbimin e nevojshëm.
Për këtë ngjarje gjithashtu ka reaguar edhe eksperti i IT, Gentian Progni i cili ironizon konferencat e zhvilluar nga “One Albania” ku flitet për sigurinë por realiteti sot është krejt i kundërt.
“Hahahahaahhahahahahahaha shkon legjenda Igli Tafa organizon konference per sigurine me One, sot One offline”, shkruan Gentian Progni teksa poston foton më poshtë: