GREQI– Është shënuar viktima e parë nga përmbytjet që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vednit fqinj.
Sipas CNN Greece, një bari 69-vjeçar është viktima e parë e përmbytjeve dhe motit ekstrem në Greqi. Alarmi për zhdukjen e tij u dha pasi makina e tij u gjet e braktisur ku pas disa orësh trupi i tij u gjet në zonë e Mesochoria, shumë larg saj.
Pak më parë, u gjetën pjesë të makinës në të cilën ai hipte. Në veçanti, u gjet dera dhe pjesët e tjera që tregojnë se automjeti është shkatërruar plotësisht.