Shënohet rasti i parë alergjik nga vaksina COVID-19 në Greqi.
Një reaksion i lehtë alergjik ndaj një personi të vaksinuar u vu re sot, në ditën e parë të vaksinimit të koronavirusit, në Greqi.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kujdesit Shëndetësor Parësor, Mario Themistocleous, në vaksinat e djeshme që u bënë në Greqi, pati vetëm një reagim të lehtë alergjik tek një person i vaksinuar.
Themistocleous deklaroi: “Që nga ora 16:00 e sotme, 471 njerëz u vaksinuan në 5 spitalet e referimit në Athinë. Është raportuar një incident i reaksionit alergjik jo serioz, që është trajtuar me sukses dhe e përmend atë për transparencë”.














