Të rinjtë në Shëngjin s’njohin orë policore dhe masa Covid, Ministria mban ende mbyllur clubet e natës
Në Shëngjin është duke u mbajtur një koncert, i cili do vazhdojë për 5 ditë dhe netë me radhë. Mijëra të rinj janë duke marrë pjesë në këtë koncert, ku janë harruar fare masat antiCovid dhe respektimi i orës policore. Kjo ngjarje ka ngjallur pakënaqësi të shumë biznese të clubeve, por edhe lokaleve, të cilët nuk janë lejuar nga Ministria e Shëndetësisë për të ushtruar aktivitetin e tyre, ose janë lejuar me një orar të caktuar.
Sipas raportimeve, koncerti në Shëngjin po fazorizohet tepër edhe nga kreu i Bashkisë së Lezhës, i cili është ‘pronari’ i kompanisë që merret me security-n e evenimentit.