Një aksident automobilistik i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “lagja e tropojanëve” në Shëngjin.
Një makinë tip “Benz” e drejtuar nga një vajzë, dhe me tre vajza të tjera si pasagjere, ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në kanalin me ujë buzë rrugës.
Për fat të mirë, një banor i zonës që ndodhej aty pranë ka nxituar t’i ndihmojë për të dalë nga makina. Vajzat kanë marrë lëndime dhe janë dërguar drejt spitalit të Lezhës, për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.