Shefqet Kastrati ka shumë biznese, por ajo që i intereson shumë qytetarëve mbetet që ai si koncensionar dhe investues në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit po ul çmimet e biletave. Realisht çmimet e udhëtimit me avion ishin nga më të shtrenjtat në Europë dhe më të lartat në Ballkanin Perëndimor.
Të udhetoje me avion dhe të merrje një biletë duhet që një qytetar shqiptar të kursente pagën e muajit apo edhe me tepër, pasi koncesionari paraardhës të kripte kokën me çmime, sepse nuk kishte konkurencë por marrëveshje mes agjensive ajrore dhe koncesionarit e që të gjithë bashkë nxirrnin fitime kolosale nga udhëtarët shqiptarë.
Situata po ndryshon sepse Shefqet Kastrati dhe stafi i tij kanë gjetur mënyra për ti ulur çmimet dhe detyruar shoqëritë e njohura që ti ulin ato, pasi veprimit me Wizz Air.
Kjo kompani me çmime shumë të lira nuk lejohej para se ta merrte Kastrati Group të operonte në Rinas, sepse u prishte fitimet e mëdha shoqerive të tjera ajrore.
Një investim që kap vlerën e 100 milionë eurove dhe që synon të rrisë shumë shpejt jo vetëm kapcitetet e përpunimit të udhëtarëve, por edhe hapësirat dhe vendet parkimit në pistë, do jetë edhe për uljen e më shumë avionëve e madje edhe të atyre më përmasa më të mëdha.
Ndërsa për udhëtarët nga Shqipëria kompania e fluturimeve low cost ka sërish lajme të mira. Aktualisht Wizz air fluturon nga Shqipëria në 29 destinacione jo vetëm europiane, ndërkohë që në dhjetor pritet të nisin fluturimet edhe për 3 destinacione të reja. Duke e çuar këtë numër në 32.
Një çmim më i ulët nuk do të thotë aspak tolerancë në cilësi. Për më tepër, pozitiv është fakti që rritja e investimeve në aeroport dhe shtimi numrit të fluturimeve do të rrisë dhe kërkesën për punësime të reja.
Ja disa linja ajrore që futi Kastrati dhe shikoni çmimet e mëposhtëme, të cilat nga muaji dhjetor i këtij viti do jenë në veprim.
Tirana-Madrid (pa valixhe) 24.99 euro
Tirana-Billund (Danimarkë) (pa valixhe) 19.99 euro
Tirana-Oslo Sandefjord Torp (Norvegji) (pa valixhe) 19.99 euro
Tirana-Ankona (pa valixhe) 14.99 euro
Tirana-Verona (pa valixhe) 14.99 euro
Tirana-Luton (Britani) (pa valixhe) 19.99 euro
Tirana-Bruksel (pa valixhe) 29.99 euro
Tirana-Paris (pa valixhe) 59.99 euro
Tirana-Berlin ( pavalixhe) 69.99 euro
Tirana-Hamburg (pa valixhe) 84.99 euro
Tirana-Memmingen/Munich West (pa valixhe) 69.99 euro