12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA shtërngon masat për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar

by News Albania
26/12/2020
in Aktualitet
0
21
VIEWS
Share on Facebook

Duke filluar nga e hëna, qeveria amerikane do të kërkojë që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që nisen nga Mbretëria e Bashkuar të testohen për koronavirus 72 orë para nisjes. Analizat paraprake në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se një variant i ri i virusit i shfaqur atje mund të jetë 70 për qind më ngjitës se variantet e mëparshme.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë përmes një deklarate se të të gjithë udhëtarët e linjave ajrore që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të testojnë negativë për koronavirusin, në mënyrë që të mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht, administrata amerikane u tha kompanive ajrore amerikane të martën se nuk planifikonte të kërkonte ndonjë test për pasagjerët që vinin nga Britania. Por planet kanë ndryshuar.

Vendimi pason shfaqjen e një varianti të ri shumë infektiv të koronavirusit në Britani, çfarë ka nxitur shumë vende të mbyllin kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar.

Më herët të enjten, kompanitë ajrore amerikane United dhe Delta thanë se po u kërkonin të gjithë pasagjerëve që udhëtonin nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shteteve të Bashkuara që të provonin se kishin rezultuar negativë për koronavirus nga një test i kryer brenda 72 orësh para nisjes.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se pasagjerët duhet të rezultojnë negativë përmes testeve të kryera me tampon ose antigjen. CDC tha se “viruset ndryshojnë përmes mutacioneve, dhe analizat paraprake në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se varianti i ri mund të jetë 70% më infektues se variantet e mëparshme”.

CDC theksoi se në mars Presidenti Donald Trump pezulloi hyrjen e pothuajse të gjithë shtetasve të huaj që kishin qëndruar në Mbretërinë e Bashkuara gjatë 14 ditëve të fundit, duke ulur me 90% udhëtimet ajrore nga Britania për në Shtetet e Bashkuara.

Sipas rregullave të reja, pasagjerët që nisen nga Britania drejt Shteteve të Bashkuara duhet t’i tregojnë kompanisë ajrore dokumentacionin me shkrim të rezultatit nga testet laboratorike (çertifikatë në dorë ose elektronike). CDC tha se urdhëri do të nënshkruhet të premten dhe do të hyjë në fuqi të hënën./VOA

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania