SHBA dhe 26 damkat penale të Ramës; nga shitës ikonash në Francë, lidhje me bosë krimi e afera korrupsioni në 22 vite pushtet
Te “postblloku” i drejtësisë Amerikane, do kalojnë të gjithë “pashallarët” e politikës shqiptare/ Në listat e hetimit është futur dhe Edi Rama, si shtetari që ka administruar 2 buxhete vjetore të kulturës e turizmit, 11 buxhete vjetore të Tiranës dhe 8 buxhete vjetore të Shqipërisë; gjatë të cilave ka shumë prova e akuza, madje dhe një hetim parlamentar si Kryetar Bashkie, për korrupsion, pastrim parash, dhënie tendera, troje e leje ndërtimi personave me rekorde kriminale
Çdo politikan e qeveritar shqiptar, do kalojë në filtër hetimi për pasuritë, jo nga ILDKP-ja kukull, që e kanë sajuar dhe prej 18 vitesh po e komandojnë vetë politikanët si maskë mbulimi vjedhjesh, por në zbatim të urdhërit që dha Presidenti Amerikan, Joe Biden më 8 qershor 2021.
Në listat e hetimit, është futur dhe Edi Rama, si politikani me 22 vite pushtet ekzekutiv ministror, kryebashkiak i Tiranës e 8 vite kryeministër; i cili ka administruar 2 buxhete vjetore të kulturës e turizmit, 11 buxhete vjetore të kryeqytetit e 8 buxhete vjetore të Shqipërisë.
Sipas standardit të drejtësisë së re, që SHBA ka nisur të zbatojë në Shqipëri, nuk është aspak çudi, që dhe Rama të jetë në listën e parë të BKH, me grupin Berisha, Meta, Nano, Mediu, Basha, Dako, Koka, Naço, Haxhinasto, Doshi, Bode, Beqja, Ahmetaj, Balluku, Ruli, Pollo etj.
Sepse Rama, si në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë Tiranë e në krye të qeverisë, ka dhënë prova të shumta, se nuk është ndryshe nga armiqtë, miqtë dhe vartësit e tij, për korrupsion ekstrem, për kalim të paligjshëm fondesh e pasuri te oligarkët; për lidhje me individë e grupe të botës së krimit dhe mbështetje të tyre me poste zyrtare, fonde e pasuri publike.
Ja 25 prova e akuza kryesore ndaj Ramës, që janë indicie për veprim nga BKH:
- Akuzohet për shitje të qindra ikonave të vjedhura, mos deklarim të milionave të siguruara dhe burgosje në Francë, për këtë aktivitet kriminal.
- Akuzohet për lidhje me klanin kriminal “Gina”; dhe implikim në vrasjen e Denis Ginës, me qëllim marrjen e shtëpisë, pasurinë e familjen.
- Akuzohet për lidhje me trafikantin shqiptaro-maqedonas të drogës, Daut Kadrovski (Mehmet Hajdini); dhe se kundrejt shpërblimit me 1 çantë drogë, ka marrë pjesë në vrasjen e bashkëshortes së tij.
- Në muajin prill 2003, për Edi Ramën u ngrit komision hetimor parlamentar, me objekt: Dhënie e 235 leje ndërtimi pallatesh e kullash me ryshfet 20%; vjedhje trojesh me letra false dhe vlerë 3 herë më të lartë se kostoja.
- Akuzë zyrtare nga OSBE, se Edi Rama ka 200 milionë Euro të paligjshme, të fshehura në parajsat fiskale.
- Akuzohet, se vëllai Olsi Rama, me makinën e eksponentit të botës së krimit, Gentian Gjonaj nga Vlora, është përfshirë në trafik kokaine.
- Akuzohet, se me një akt të fshehtë normativ, i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë USD, për një investim në universitetin e Durrësit i cili nuk është bërë.
- Është provë, se i ka dhënë Bashkim Ulajt, me çmim 3 herë më tepër se kostoja e projektit, koncensionin e rrugës Thumanë-Kashar.
- Është provë e konstatuar nga FMN, se ka shpërdoruar 1 miliardë Euro të PPP-ve, për fasada e investime pa lidhje me interesat e qytetarëve.
- Është provë, se i ka dhënë ish-deputetit të PS, Ndue Kola, koncesionin e rrugës Milot-Balldre 17 km pa garë e vlerë 5 herë më shumë se kostoja faktike.
- Është provë se i ka dhënë oligarkut Milo Gjikuria, koncesionin e rrugës Orikum-Dukat 16 km, pa garë e vlerë 2 herë më shtrenjtë se kostja faktike.
- Është provë, se ka dhënë koncesionin e rrugës Kashar-Rrogozhinë 44 km; pa garë e vlerë 2 herë më shtrejtë se kostoja faktike.
- Është provë, se i ka dhënë oligarkut Rrok Gjoka, koncesionin “Rruga e Arbrit” 72 km; nga e cila 41 kilometër është rikonstruksion; dhënë pa garë e me vlerë dyfish e kostos faktike, duke shtuar edhe nga 25 milionë Euro çdo 6 muaj mbi kontratën bazë.
- Është provë, dhënia e 35 milionë Euro shtesë në prag të zgjedhjeve 2017, për rrugën Tiranë-Elbasan.
- Është provë, se rruga Çorovodë-Përmet e gjatë rreth 40 km, i është financuar e gjitha oligarkut Pëllumb Salillari, por është ndërtuar vetëm 5 km, që nga rëshqitja më 6 janar 2021.
- Është provë, se ka dhënë 2100 tendera për klientë, miqë e biznese ministrash; ku 252 milionë Euro i janë dhënë Carapulit që ndërtoi vilën e Ramës dhe firmës “Intech+shpk” të Ilir Beqjes.
- Akuzohet se ka harxhuar me preventive false, 753 milionë Euro për fasada, shpenzime luksi zyrash e udhëtime jashtë Shqipërisë.
- Është provë, se ka dhënë 480 milionë Euro PPP fiktive e pa garë në mjekësi.
- Është provë, se ka dhënë 460 milionë Euro PPP, për 3 landfille, me preventiv, dokumente false e pa garë.
- Është provë, se vetëm për landfilin e Tiranës, i ka dhënë Klodian Zotos, 178 milionë Euro me preventiv, dokumente false e pa garë.
- Është provë, se i ka dhënë kompanisë “Fusha shpk”, koncesionin 200 milionë Euro për 6 kulla mbi tokë pasuri shteti, maskuar pas Teatrit të ri.
- Është provë, se ka dhënë me koncesion Aeroportin e Vlorës, me vlerë 80 milionë Euro, pa konsultim paraprak e pa studim fizibiliteti.
- Akuzohet për koncesionin e super-portit në Karpen-Kavajë, cilësuar aferë gjigante me kompani offshore, që nuk u dihet burimi i financimit; por me indicie se ka lidhje me Olsi Ramën e Ilir Metën, për pastrimin e 5 miliardë Euro.
- Eshtë provë, se ka futur në aktivitet kompaninë “Air Albania”, maskuar pas një investitori kukull.
- Akuzohet për tregun monopol në lojrat e fatit, ku pasi dështoi t’ia kalonte firmës “Bast-Arena” ku ka pjesë Olsi Rama; ka sajuar kazino në hotele me “5 Yje”.
- Është provë, se përmes ministrit Damian Gjiknuri dhe oligarkut Bashkim Ulaj, përdorën firmën “D.H Albania Shpk” dhe dokumente amerikane false, për të vjedhur 20 milionë Euro në tenderët Unaza e Re dhe OST.
Referuar akzuave e fakteve që po publikojmë edhe për Edi Ramën, nuk ka asnjë dyshim, që te “postblloku” i drejtësisë amerikane, do kalojnë të gjithë “pashallarët” e politikës shqiptare….