Operacion i madh antidrogë në Selanik, kapen 300 kg kokainë, shkatërrohet grupi shqiptaro-serb, 3 në pranga.
3 persona kanë rënë në prangat e policisë greke gjatë një operacioni të madh antidrogë që është zhvilluar në Selanik, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Bëhet me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 300 kg kokainë. Ai është zhvilluar nga Prokuroria e AntiDrogës në Selanik dhe DEA amerikane, raporton newsbomb.al.
Sipas mediave në Greqi, banda shqiptaro-serbe e kishte qendrën në Athinë, ndërsa drogën e shpërndante në të gjithë ishujt e vendit fqinj.
Të paktën 2 prej të arrestuarëve raportohet se janë shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije. Një person tjetër ka mundur t’i shpëtojë Policisë duke u hedhur nga ballkoni, por ai tashmë është i identifikuar.
Autoritetet greke bëjnë me dije se kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës, me serbët që e çonin kokainë në Greqi dhe më pas shqiptarët që e trafikonin, shkruan newsbomb.al.













