Sasia më e madhe ndonjëherë, kapen 2.2 ton kokainë në Kosovë, kamioni me banane hyri nga Durrës.
Ditën e sotme janë sekuestruar 2 ton e 200 kg kokainë në Kosovë.
Sipas informacioneve operacioni për kapjen e tij është bërë në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe italiane.
Deri tani bëhet me dije se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Mësohet se kamioni ka qenë me banane, dhe sasia kap vlerën e 6 miliard eurove.











