Sekuestrohen 1 mln paund në Portin e Durrësit
Janë sekuestruar 1 milion paund cash në Portin e Durrësit. Raportohet se paratë vinin nga Anglia, ndërsa ato isshin fshehur brenda një furgoni. Gjithashtu, raportohet se furgoni bënte prej disa kohësh transport mallrash mes Shqipërisë dhe Anglisë. Ai ka ardhur me tragetin e Ankonës në Portin e Durrësit rreth orës 12:00, dhe cilësohej si mjet me risk dhe për këtë arsye u ndalua.











