Seksologji & psikologji
Më poshtë do të njiheni me dhjetë frazat, nga më patetiket deri te më të pathënat, për të çuar në shtrat femrën që pëlqeni! Meshkujt sakrifikojnë duke u dukur edhe qesharakë, vetëm e vetëm që të arrijnë qëllimin e tyre për seks
Në teori nuk është edhe aq shumë e vështirë, por në praktikë gjërat janë ndryshe, sepse fatkeqësisht për meshkujt, femrat janë shumë lodhëse kur vjen puna për të krijuar intimitet. Në natyrën femërore dominon kokëfortësia për të qëndruar të “pastra” dhe me vlera. Ato duan të ruajnë një ekuilibër mjaft të mirë mes defekteve dhe meritave. Por, gjithsesi, mos u shqetësoni! Nëse e keni vendosur në mendje që të thyeni medoemos rregullat private të ndonjërës që ju pëlqen, atëherë ja top dhjetëshja e frazave që do ta bëjnë atë të vijë drejt qëllimit tuaj.
- “Si thua që të ngjitesh në shtëpinë time për të parë një film?”
Çfarëdo lloj takimi që përmbyllet në këtë mënyrë, ka vetëm një qëllim: vajtja në shtrat! Padyshim, u takon femrave që të vendosin nëse do ta pranojnë ose jo këtë lloj ftese, për aq kohë sa nuk mund të kenë gjetur princin e tyre të kaltër.
- “Nuk kam njohur kurrë një femër si ty!”
Meshkujt e dinë shumë mirë që femrat marrosen pas tyre, kur ata i bëjnë shumë komplimente. Në këtë mënyrë, meshkujt përdorin këtë armë të fortë për të arritur më së miri qëllimet seksuale.
- “Si thua të pimë diçka bashkë?”
A ka më troç sesa kaq! Pasi t’ju dehë, ai do të marrë atë çka dëshiron pa u lodhur shumë, nëse nuk është një tip “qullac”, sigurisht! Ndaj femra, nëse pranoni një ftesë të tillë, sigurohuni që të kryeni marrëdhënie të mbrojtura, për të mos pasur pasoja të nesërmen.
- “Kam harruar te të mitë çantën ku kisha futur shampon dhe peshqirët, para se të vija në palestër!”
Kjo është një gënjeshtër në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai, duke ju thënë këtë, dëshiron që t’ju hyjë në shtëpi e të përdorë “shampon” dhe “peshqirët” tuaj, pasi ka bërë palestër! Gjithsesi, nëse ju dëshironi, ai mund ta arrijë lehtë qëllimin!
- “Si thua të bëjmë një xhiro me motorin tim?”
Motori nga meshkujt shihet si një lloj “shtrirje” të personit në të, ndaj është thelbësore që të vëzhgoni me kujdes detajet. Një analizë e detajuar do t’ju mundësojë të kuptoni se me kë keni të bëni.
- “Do të dhuroj këtë trëndafil, sepse ka të njëjtën aromë si tënden”
Patetike është një gjë dhe romantike është një gjë tjetër! Në këtë rast madje, është shumë e tepërt, sepse këto krahasime nuk i bëjnë më as adoleshentët. Gjithsesi, femrat gënjehen lehtë me këtë lavdërim!
- “Më në fund takova një femër inteligjente!”
Vështirë që një mashkulli t’i interesojë seriozisht truri i një femre. Ka vend për përjashtim, por sigurisht është një gjë e rrallë. Nëse ajo nuk bie pre e qëllimit tuaj me këtë frazë, atëherë përpiquni të mësoni diçka në lidhje me psikologjinë e karakterit të saj, për të parë nëse shpresat për ta çuar në shtrat, janë të mëdha.
- “Jam poshtë me moralin në këtë periudhë”
Meshkujt e dinë mirë se mjaft femra vuajnë shumë nga e ashtuquajtura “sindroma e kryqit të kuq”, që i bën ato mjaft të ndjeshme ndaj vuajtjeve mashkullore. Sigurisht, kjo është një lojë e ndyrë, por që jep rezultate të shkëlqyera!