Mbrëmjen e djeshme është raportuar se një anije turistike mbeti e bllokuar 300 metra larg bregut në Sarandë.
Në bordin e anijes mësohet se ndodheshin 50 pushues mes tyre fëmijë dhe të moshuar. Anija u bllokua pas një defekti i cili i la pa drita dhe në mes të detit.
Për të transportuar turistët nga anija e bllokuar kompania përdori një varkë shpëtimi duke bërë kalimin e turistëve nga anija ne varkën e shpëtimit.
Turistët dolën në breg pa dëme thjesht të frikësuar.