Burime të Saranda Web bëjnë të ditur se Aida Demi është emëruar drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë.
Aida Demi prej 3 vjetësh ka mbajtur detyrën e drejtoreshë në Zyrën Juridike të Sarandës.
Drejtoria e Kadastrës është një prej institucioneve më të rëndësishme në Sarandë, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve për legalizime dhe regjistrimin e pasurive.