30 November, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Samiti i BE pranë kompromisit për lëvrimin e pagesave anticovid

by News Albania
July 19, 2020
in Bota
0
46
VIEWS
Share on Facebook

Që Bashkimi Evropian të mos kthehet në një union borxhesh, siç thotë austriaku Sebastian Kurz, por të gjendur përballë orës së të vërtetës për të cilën flet francezi Emannuel Macron, krerët e vendeve të unionit në samitin e rimëkëmbjes, po përpiqen për një kompromis lidhur me lëvrimin e ndihmave në grante dhe kredi.

Holandezi Mark Rutte do të tërhiqet nga qëndrimi për ndihma me vendimmarrje unanime, dhe ka zënë vend oferta e kompromisit nga presidenti në detyrë i Këshillit, belgu Charles Michel, që kërkoi një të drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat e premtuara nga vendet marrëse nuk kryhen.

Mbi gjithë të tjerët, dritat e skenës ranë mbi gjermanen Angela Merkel, të cilës në 66-vjetorin e saj, iu dhurua një shkop dirigjenti nga lituanezi Gitanas Nauseda.

E premtja, dita e parë e samitit të BE me diskutim kryesor rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së covid-19, kaloi në një atmosferë të tensionuar. Për më tepër kjo atmosferë u ashpërsua edhe nga qëndrimi i prerë i kryeministrit Mark Rutte, i cili deklaroi se së bashku me vendet e tjera donatore si Danimarka, Suedia, Austria kërkojnë që grantet për fondin e rimëkëmbjes të jepen vetëm kundrejt kushteve shumë strikte.

“Përmbushja e këtyre kushteve duhet të „garantohet në mënyrë absolute”, tha Rutte duke sugjeruar si shembull miratimin përmes vendimeve unanime.

E ndërsa qëndrimi holandez u refuzua nga vendet pritëse si Italia, Spanja e Greqia, një reagim interesant ishte ai i kancelarit austriak, Sebastian Kurz. “Nuk duhet të ketë një “union borxhesh” tha Kurz.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen kanë paralajmëruar nga pasojat katastrofale ekonomike të pandemisë dhe kanë kërkuar vendime të shpejta. “Kjo është shumë e rëndësishme. Shumëçka ndodhet në lojë”, tha von der Leyen. Kurse Macron bëri fjalë për një „orë të së vërtetës” për Europën.

Megjithë skepticizmin e kancelares gjermane Angela Merkel, që do të kryesojë në vijim Këshillin e Unionit, presidenti në detyrë, dhe drejtues i raundit të samitit, Charles Michel mbërriti me një propozim kompromisi në ditën e dytë të samitit, me qëllim për të shmangur një maratonë të mundshme negociatash, dhe për të zbutur kundërshtimin e vendeve donatore të BE lidhur me shpërndarjen e fondeve të rimëkëmbjes.

Michel kërkoi një të drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat e premtuara nga vendet marrëse nuk kryhen. Michel tani propozon një kompromis, që krahas shkurtimit të granteve nga 500 në 450 miliardë euro, përmban edhe një mekanizëm të BE, në të cilat pagesat në raste grindjesh të mund të ndalen. Vëllimi i përgjithshëm i paketës në grante dhe kredi do të vijojë të qëndrojë në vlerën e 750 miliardë eurove.

Holanda, ndryshe Mbretëria e Vendeve të Ulëta, e mirëpriti propozimin duke e cilësuar një hap serioz në drejtimin e duhur.

Sidoqoftë, sipas një komenti të Dojçe Veles, shumë pyetje mbeten të hapura, dhe tensionet janë të pranishme, pasi ende nuk mund të parashikohet si do të rrjedhin debatet dhe vendimmarrja, jo vetëm për fondin e rimëkëmbjes për Coronën në vlerë 750 miliardë euro, por edhe për buxhetin financiar të BE deri në vitin 2027 në masën e 1100 miliardë eurove.

E ndërsa argumenton se të 27 vendeve anëtare qëndrojnë ende në pozizione të largëta me njëra-tjetrën, Dojçe Vele identifikon një faktor pëbashkues, që njëherësh përfaqëson shpresa të mëdha për këtë samit.

“Ajo është Anxhela Merkel, kryetarja e qeverisë me më shumë vite përvojë qeverisjeje dhe për të tretën herë pjesëmarrëse në bisedimet për buxhetin e BE. Përveç kësaj Gjermania paguan pjesën kryesore në fondin e rimëkëmbjes. Ndoshta edhe për këtë arsye, presidenti lituanez, Gitanas Nauseda i dhuroi presidentes së radhës, Merkel, një shkop dirigjenti. Merkel festoi 66 vjetorin. „Për një sinfoni të jashtëzakonshme europiane! Urime të përzemërta…dirigjentja e Europës 2020, shkroi Nauseda në Twitter”, raporton Dojçe Vele

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

November 29, 2023
Fier: Azilja e pleqëve përfshihet nga zjarri, evakuohen të moshuarit

Fier: Azilja e pleqëve përfshihet nga zjarri, evakuohen të moshuarit

November 29, 2023
Dita e Çlirimit, Meta kryen homazhe të Varrezat e Dëshmorëve

Dita e Çlirimit, Meta kryen homazhe të Varrezat e Dëshmorëve

November 29, 2023
Sylvinho: Evropiani është vetëm fillimi, Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror

Sylvinho: Evropiani është vetëm fillimi, Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror

November 29, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In