19 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Salillari”, 70 ml euro për tenderat e Unazës së Madhe/ Kush e favorizon “peshkaqenin” e fondeve publike?!

by News Albania
17/12/2021
in Aktualitet
0
“Salillari”, 70 ml euro për tenderat e Unazës së Madhe/ Kush e favorizon “peshkaqenin” e fondeve publike?!
177
VIEWS
Share on Facebook

“Salillari”, 70 ml euro për tenderat e Unazës së Madhe/ Kush e favorizon “peshkaqenin” e fondeve publike?!

Nga Boldnews.al

Kompania “Salillari” vijon të gllabërojë fondet shtetërore, duke u favorizuar në vitet e fundit në dhjetëra procedura tenderuese. Nga mirëmbajtja e rrugëve në jug të vendit te koncesioni i rrugës Durrës-Kukës apo edhe tenderat e Unazës së Madhe, kjo kompani është kthyer në të preferuarën e institucioneve, Ministri apo edhe të vetë kryeministrit.

Fotoja e Ramës me pronarin e kompanisë, ku ai e pushte në ballë, bëri xhiron e rrjetit, dhe pas saj, nisën të vërshojnë lumë paratë publike në adresë të kompanisë me seli në Vorë. Por, përtej fotos, që dukej se shërbeu si një “green card” në fitimin e tenderave, gjendja e rrugëve apo koncesioneve që ka bërë “Salillari” është tejet e rënduar.

Rruga Durrës-Kukës vijon që të jetë në disa pjesë e shkatërruar. Për vite me radhë, pavarësisht se paguhet një taksë mirëmbajtje, rruga ka shkarje dhe në disa pjesë kalohet me vështirësi, apo inertet në rrugë vështirësojnë qarkullimin.

Dhe pas problemeve të konstatuara shtrohet me të drejtë pyetja: ku shkojnë këto para që paguhen nga taksa e kalimit?

Një tjetër problematikë ka qenë mirëmbajtja e rrugëve në jug të Shqipërisë. Shkatërrimi i rrugës në Borsh, e aksit Vlorë-Sarandë ngriti një seri problematikash të mirëmbajtjes të atij segmenti.

Përse po favorizohej Salillari dhe përse nuk e mirëmbajti këtë aks? Fakt është se me paratë publike, rruga u rregullua. Por, këto para nuk iu morën Salillarit, por u morën nga taksat e gjithsecilit nga ne. Kush po e mbron? Dhe, nëse do të kishte një skandal të tillë, a nuk duhej përjashtuar nga tenderat publikë?

Në fakt ajo jo vetëm që nuk është përjashtuar, por “Salillari” vijon që të fitojë tendera.

Ditët e fundit, kompania “Salillari” fitoi një tjetër tender për ndërtimin e Unazës së Madhe, me vlerë plot 20 milionë euro. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar tenderin me objekt “plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”. Fondi limit për këtë tender ka qenë plot 2.375.552.033 lekë ose 19.338.587 euro. Kompania “Salillari” ka ofruar 2.283.897.638 lekë, ose mbi 95 % e fondit limit. Në garë ka qenë edhe firma “GENER 2”, e cila ka ofruar 2.375.552.033 lekë. Por, kjo firmë është s’kualifikuar me arsye se “nuk ka paraqitur punë të ngjashme.

“Salillari”, peshkaqeni i milionave për Unazën e Madhe

Por, krahas këtij tenderi, “Salillari” është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave për Unazën e Madhe, me plot 70 milionë euro. 50 milionë i ka fituar për tenderat nga Pallati me Shigjeta deri te sheshi Shqiponja.

Me ofertë 14,5 milionë euro bashkimi i kompanive Salillari dhe Bajrami N u shpallën fituesit e tenderit “Loti 1” i Unazës së Madhe. Në dhjetor 2018, Salillari gjithashtu fitoi edhe “Lotin 2” të të njëjtit segment rrugor nga pallati me shigjeta te Sheshi Shqiponja. “Loti 2” do të kushtojë 12,6 milionë euro. Tre vite më parë Salillari ka ndërtuar segmentin 2,1 kilometra nga Komuna e Parisit te pallati me shigjeta. Për këtë pjesë ish-Drejtori i ARRSH Afrim Qendro ka thënë se u paguan rreth 29 milionë euro.

Salillari ka fituar edhe tenderin e sheshit te Shqiponja. Projekti i Sheshit Shqiponja u ndryshua dhe tenderua disa herë, për shkak se herën e parë u fitua me falsifikim dokumentash nga bashkimi i kompanive Dh-Albania dhe Biba X. Në tenderin e dytë nuk u plotësuan kriteret ndërsa në të tretin u vendos që projekti të ndryshohej nga rrethrrotullim me nënkalime dhe mbikalime, në kryqëzim me nënkalime.

Ndërkohë, në prill 2021, Salillari, ka përfituar plot 3.5 miliardë lekë shtesë (3 milionë euro) për Unazën e Madhe, pasi ka dalë fituese e tenderit me objekt “rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja”. Në fakt, bëhet fjalë për lotin 2, dhe ky tender ka qenë shtesë punimesh. Vlera e kontratës së parë ka qenë rreth 12.6 milionë euro. Ndërkohë, kjo shumë nuk i ka hyrë shumë në sy Salillarit dhe ka kërkuar edhe disa milionë euro më shumë.

“Pas nënshkrimit të kontratës dhe fillimit të realizimit të punimeve të lotit 2, janë hasur problematika si nga ana e rakordimit me lotet fqinje, por edhe me planin e zhvillimit të Bashkisë Tiranë. Sipas projektit të lotit 1 dhe 2 është bërë një përshtatje në altimetri dhe në planimetri në mënyrë që korsitë e lëvizjes së mjeteve të unfikohen në të dy lotet. Po ashtu është përshtatur edhe ura e Lanës me projektin Bashkisë për zhvillimin e lumit të Lanës duke e rikonceptuar si nyje” thuhej në dokumente.

Nga Durrës-Kukës te çarja në Borsh

Disa muaj më parë, në rrugën nacionale Sarandë-Vlorë, në segmentin në zonën e Borshit, rruga u shkatërrua. Ajo ishte rikonstruktuar 6 muaj para prishjes dhe në të dukeshin qartë se nuk ishin respektuar parametrat teknike të punimeve. Përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge ishte kompania e njohur Salillari, që ka kryer realizimin e dhjetëra e dhjetëra punimeve ndër vite, duke fituar kontrata të majme si me qeverinë e djathtë, ashtu dhe më këtë aktualen, të majtën. Salillari u justifikua se punimet nuk ishin kryer nga ajo në 2008 dhe se kishte për detyrë vetëm ta mirëmbante.

Ajo kishte një kontratë në fuqi me ARRSH-në, por kjo e fundit nuk ia mori paratë Salillarit por hapi tender të ri për rikonstruksionin. Por, këto nuk kanë qenë paratë e vetme që ka përfituar Salillari. Kompania ka fituar tendera të majmë, shifra të cilat kapin plot 100 milionë euro. Gjithashtu, kompania është përfshirë edhe në rindërtimin e objekteve shkollore të dëmtuara së fundmi nga tërmeti i 2019-ës në zonën Shijakut dhe të Vorës.

Firmës “Salillari” gjithashtu i është dhënë me koncesion dhe rruga Milot-Morinë në vlerën e 39.347.709 euro, në bashkëpunim dhe me firmat e tjera. Po jo vetëm kaq në formën e koncesionit, PPP ka marrë në zotërimin edhe terminalin e ri të transportit publik në Tiranë në vlerën 15.477.857 eurove, të cilat do ta menaxhojë për vite me radhë.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Po largohet nga Brazili për Botërorin? Nejmar nis bisedimet me klubin e MLS-së

Nejmar shkakton telashe para njoftimit të skuadrës së Kupës së Botës: Gjyqtari më nxori nga loja, ja prova e grabitjes

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Ilir Meta i shkruan nga burgu Klodjan Brahos, Drejtues i SPAK-ut

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

Lajm i fundit,Kuçovë: Plagoset efektivi i policisë, identifikohet autori (Emri)

18/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In