Mëngjesin e sotëm, Ervin Salianji ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale, nga burgu i Fierit. Ai ka ripostuar një foto të disa viteve më parë, me një peshk të madh të cilin e mbante në duar, përballë Kuvendit, si simbolikë që “peshqit e mëdhenj të politikës të përfundonin pas hekurave”, shkruan ai.
Duke zbuluar se çfarë i ka thënë një nga punonjësit e Gardës, Salianji ka vetëm një thirrje: “Reagoni”.
Postimi i Ervin Salianjit:
Mirëmëngjes!
Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!
Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.
Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeminsitrit.
E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…
Reagoni!
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsalianjiervin%2Fposts%2Fpfbid02uBRmms4j888RSYhgAJZ5q6WZxi4JKKnb52stTNd3m4tW5Eqf9W4dh4ACBzPvN7Aul&show_text=true&width=500