Tavo fillon detyrën me pastrimin e Plazhit të Gjipesë
Miq, Tavo filloi detyrën e mandatit të grabitur me pastrimin fildish të plazhit të hajdutit të Gjipes. Dje mediat njoftuan se nën drejtimin e Tavos të gjitha agjensitë shtetërore me metoda brutale bënë spastrimin e plazhit nga pushuesit me pretekstin kallp se ai nuk është plazh publik por privat!
E vërteta është se Edi Rama nuk disponon asnjë dokument kadastral të asnjë kohe se ajo tokë i përket nënës së ndjerë të Edi Ramës dhe kushërinjve të tij grabitqar. Edi Rama nuk disponon absolutisht asnjë dokument zyrtar se ajo tokë është shpronësuar ndonjëherë nga qeveri shqiptare as dhe jo shqiptare. Nuk disponon asnjë dokument zyrtar se ajo tokë është blerë nga gjyshi i Edi Ramës nga ndonjë pronar. Toka është grabitja më e madhe pas asaj të Pëllumb Gjokës në Velipojë.
Këtu më poshtë keni njoftimin zyrtar.
“Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Stacioni i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje”, sqaroi policia vendore.