Berisha paralajmëron Ramën për protesta të fuqishme: Ftoj demokratët të përgatitemi për betejë!
“Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën. Se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Se shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, që kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te liria. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”,-ka thënë Berisha ndër të tjera nga “foltorja” e Elbasanit para demokratëve. Ai ka paralajmëruar protesta kundër Ramës, dhe ka ftuar demokratët të përgatiten për një betejë deri në fitore. Ish-kryeministri u ka bërë thirrje të bashkohen për lojën që Rama po bën me çmimet dhe kafshatën e bukës së shqiptarëve.