‘Unë e kuptoj që ke presion të madh por…’/ Basha e mori gjysmë ore para, Berisha ndan detaje nga telefona: I thashë më mirë 10 herë jep dorëheqjen
Berisha: Dua të shprehem që vendimin që kryetari i PD komunikoi është një vendim, i cili në rrafshin statutor është nul. Këtu nuk jam dakord me ju. Kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit si institucion. Kemi të bëjmë më asgjesimin e PD si opozitë sovrane. Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD. Unë e kuptoj rëndësinë e SHBA. Por PD mund të jetë e vlefshme dhe solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD mund të jetë një aleate e SHBA dhe e çdo vendi të lirë. Basha më ka marrë në tel, gjysmë ore para se të bënte komunikimin. Unë i kam thënë këto fjalë: Unë e kuptoj që ke presion të madh por ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marrë.