Ish-kryeministri Berisha ‘braktis’ seancën plenare, menjëherë pas betimit largohet nga Kuvendi: Grupi Parlamentar i PD është i imi, nuk do të krijoj tjetër.
Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca parlamentare mënjëherë pas betimit.
Gjatë daljes nga parlamenti ish-kryeministri i pyetur nëse do të krijojë një grup të ri parlamentar, u përgjigj se grupi demokrat është grupi i tij.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.
Ndërsa i pyetur për lëvizjen e tij të radhës ai tha: “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”.
Berisha u pa të hyjë në seancë sërish nga deputetët Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka të cilët u panë pranë tij në seancën e parë të paradites.