9 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Sadriu dhe Doshi për çfarë e duan mandatin e deputetit?!…

by News Albania
05/01/2021
in Politikë
0
69
VIEWS
Share on Facebook

Po numëronin paratë e vjedhura, Sadri Abazi dhe Tom Doshi nuk u paraqitën në Kuvend gjatë një viti, ja si e përdorin mandati për plaçkitje

Si e ka kthyer Edi Rama Kuvendin në hon të kokave të trafiqeve dhe korrupsionit, përdorin mandatin e deputetit për të vjedhur buxhetin e shqiptarëve me tendera dhe duke plaçkitur pasuritë publike. Disa fakte që duhet të ngrenë në këmbë shqiptarët. Tom Doshi 1 700 tendera, Sadriu 30 milionë euro të vjedhura

Në një vend normal demokratik deputetët zgjidhen dhe shkojnë në Kuvend, për të shqyrtuar dhe miratuar ligje në interes të popullit dhe për zhvillimin e vendit. Në Shqipëri, Kuvendi është kthyer në një paradhomë ku një tufë hajdutësh dhe trafikantësh, me miratimin e Edi Ramës, vjedhin buxhetin e shtetit dhe plaçkitin pasuritë publike.

Sot po sjellim dy shembuj konkret se si përdoret Kuvendi dhe mandati i deputetit për plaçkitje. Faktet duhet të ngrenë në këmbë çdo shqiptar jo vetëm kundër Edi Ramës dhe çetës së tij të krimit dhe korrupsionit, por kundër të gjithë kastës politike shqiptare, e cila nuk mund të krahasohet me asnjë pushtues sa i takon plaçkitjes dhe rrënimit të vendit.

Shembuj ilustrues janë Sadri Abazi dhe Tom Doshi, dy deputetë simbole të korrupsionit dhe krimit, mediokër, të pashkollë, thuajse analfabetë, por mjeshtra në vjedhje dhe mbledhje votash, klane dhe klientelizëm.

Gjatë vitit 2020, Tom Doshi dhe Sadri Abazi janë paraqitur vetëm 2-3 herë në Kuvend, duke marrë pjesë në Komisionet Parlamentare, aty ku përgatiten ligjet, duke ngritur kartonin jeshil pro Edi Ramës. Dy deputetët nuk kanë bërë asnjë propozim apo diskutim për ligjet, jo vetëm gjatë vitit 2020, por që kur kanë hyrë për herë të parë në Kuvend. Asnjë ligj apo ndryshim ligji nuk mban firmën e tyre. Veprimtaria e tyre parlamentare është prej vitesh zero. Në këto rrethana, lind natyrshëm një pyetje pse Tom Doshi dhe Sadri Abazi këmbëngulin për të qenë pjesë e Kuvendit prej 15 vitesh, kur nuk kanë asnjë lidhje me misionin kushtetues të Kuvendit? Madje sipas një raporti sekret të OSBE, Sadri Abazi ka paguar deri gjysmë milioni euro për mandatin e deputetit, pra për ta futur Rama në listën e radhës.

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Sadri Abazi dhe Tom Doshi e përdorin mandatin e deputetit vetëm për të mbrojtur bizneset e tyre dhe për të grabitur buxhetin e shtetit me tendera, me anë të kompanive që i kanë kaluar në emër të nipave, familjarëve dhe shokëve. Votën e tyre, edhe pse shkojnë shumë rrallë në Kuvend, e mbajnë për rastet kur Babloku është në vështirësi, duke ngritur kartonin qorrazi lart, por edhe si presion kur Babloku nuk ndan sipas ‘meritës’ paratë e shqiptarëve. Vetëm me tenderat korruptivë të pastrimit, Sadri Abazi, me kompaninë e nipit të tij, ka marrë rreth 30 milionë euro nga paratë publike.

Nga ana tjetër, Tom Doshi ka marrë mbi 1700 tendera vetëm në sektorin e shëndetësisë, me një kompani që ka kaluar në emrin e një shoku të tij. Nuk është rastësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë futur në listën e zezë, megjithatë, Babloku vijon pazaret me të.

Një tjetër arsye se pse Sadri Abazi dhe Tom Doshi e kanë çështje jetike mandatin e deputetit, edhe pse nuk shkojnë fare në Kuvend, ka të bëjë me frikën nga arrestimi. Mandati i deputetit i vesh ata me imunitet, ku SPAK i duhet të marrë miratimin e Kuvendit për t’i arrestuar. Këtu hyn në lojë vota e deputetëve, ku dihet se janë bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin përballë drejtësisë. Edi Rama nuk i lëshon Tom Doshin dhe Sadri Abazin pasi i duhen për vota. Me një pjesë të parave publike që vjedhin me tendera, ata blejnë vota në zgjedhje dhe kështu riciklohen dhe vijon mekanizmi bashkëpunues. Nga çdo pikëpamje, Edi Rama është koka mbi kokat e korrupsionit në Shqipëri. Jo rastësisht, në raportet e Evropës dhe SHBA, qeveria e tij konsiderohet si më e korruptuara në kontinent./Pamfleti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania