Sadri Abazi shpallet hajdut i fondeve publike, SPAK para provës për ta arrestuar, grabitqari mediokër përgatit vjedhjen e radhës me Veliajn
ILDKPKI ka shpallur me vendim konfliktin e interesit të Sadri Abazit që vjedh paratë e shqiptarëve duke qenë deputet përmes kolonive të tij. A do ta kandidojë Edi Rama sërish për deputet dhe pse nuk arrestohet ende nga SPAK? Këto ditë nipi i Sadriut do marrë tenderin 5 milionë euro të pastrimit që është paracaktuar që prej një viti
Sadri Abazi është fytyra e Rilindjes. Mediokër, pothuajse analfabet, paraqet një kurs shoferësh si mastër, deputet që nuk ka propozuar kurrë një ligj dhe nuk ka mbajtur një fjalim në Parlament, por nga ana tjetër grabitqar i madh i parave të shqiptarëve me miratimin e Edi Ramës, ‘urith’ tenderash dhe koncesionesh, me lidhje interesash me Xhelal Mziun dhe segmente të tjera të PD-së, pjesë e një skeme të madhe korrupsioni me Erion Veliajn dhe një tufë kryebashkiakësh dhe drejtorësh të tjerë të Rilindjes. Fillimisht, Sadri Abazi merrte para publike me kompaninë e tij Usluga, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ishte edhe deputet, edhe përfitues i fondeve publike, më pas ndryshoi skemën.
Megjithatë, sipas burimeve të sigurta, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, e ka shpallur Sadri Abazin hajdut të fondeve publike, duke konstatuar konfliktin e tij të interesit.
Sipas ILDKPKI, Sadri Abazi po merr para publike, duke qenë deputet. Abazi ka lidhur disa kontrata përfitimi me kompaninë e tij Usluga me disa institucione publike. Abazi e ka ankimuar këtë vendim, ndërsa po përpiqet të ndërhyjë tek Gjykata Administrative, për ta nxjerrë veten të pastër. Vendimi i ILDKPKI është një tjetër sfidë e fortë për SPAK, që të veprojë për të ndëshkuar një nga hajdutët më të famshëm të parave të shqiptarëve.
Ky vendim është një provë edhe për Edi Ramën, nëse do ta kandidojë Sadri Abazin edhe për një mandat tjetër.
Edhe pse ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka artikuluar një mesazh ultimativ që të mos përfshihen në listat e ardhshme të korruptuarit, Rama ende është i pavendosur se çfarë do të bëjë me Sadri Abazin, pasi ka ndarë më të këto vite miliona euro nga paratë publike, ku një pjesë e tyre duhet të hidhen në zgjedhje për të arritur objektivat.
Shqiptarët kanë vetëm një mundësi që të shpëtojnë nga ky grabitqar politik; të veprojë sa më shpejt SPAK-u, ndryshe Sadriu do të vijojë të vjedhë siç di ai.
Nga ana tjetër, meqenëse i doli boja me Uslugën, Sadriu e sofistikoi skemën e vjedhjes, duke futur në lojë nipin, me një kompani të quajtur “Alko-Impex General Construcion SHPK”. 13 milionë euro i ka marrë me një dorë vetëm nga Xhelal Mziu. Dhjetëra miliona euro ka marrë nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës, qartësisht në mënyrë korruptive, pra të paracaktuar dhe klienteliste.
Këto ditë, siç edhe e kemi paralajmëruar nipi i Sadriut do të marrë një tender me vlerë 5 milionë euro, për pastrimin e një pjesë të Tiranës.
Tenderi do të shpallet në ditët në vijim, por është paracaktuar që në vitin 2020. Mbetet për t’u parë nëse drejtësia e re do të ketë forcë për ta parandaluar vjedhjen e radhës./Pamfleti














