“Jemi gati të sjellim ‘SPUTNIK V’ në Shqipëri”, Rusia i bën ofertë shtetit tonë për të sjell vaksinën COVID-19 pas ankesës së Endri Fugës.
Ambasada e Rusisë në Tiranë thotë se është e gatshme që të sjellë në Shqipëri vaksinën “Sputnik V” që është një vaksinë anti Covid-19.
Përmes një postimi në Twitter, këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka marrë një përgjigje nga Selia Diplomatike për ankesën që Fuga ka bërë ku ka thënë se Bashkimi Europian ka lënë jashtë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor pa vaksina COVID-19.
“I nderuar z. Endri Fuga,
Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”, i shkruan Ambasada ruse Fugës.














