“Kemi Zotin dëshmitar”, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në martesë (Foto)
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë zyrtarisht të martuar. Ashtu siç pritej, çifti kurorëzoi sot dashurinë me martesë. Aktorja publikoi dy foto nga ceremonia në kishë, pak më parë.
“Kemi Zotin dëshmitar!” -i mbishkroi Rudina fotot nga dasma. Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë treçerekshe dhe me një rrip të zi të trashë në mes, duke e kombinuar me vathë të mëdhenj me gurë të zinj. Flokët i ka mbajtur gjysmë të kapur me një vello.
Çifti nuk ka ndarë ende pamje të tjera nga dasma, prandaj tani për tani na duhet të mjaftohemi vetëm me këto foto.