Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku sipas burimeve mediatike ka dhënë dorëheqjen. Por ende nuk ka asnjë gjë zyrtare.
Këtë vendim po sipas mediave e ka bërë me dije një ditë para mbledhjes së Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente.
Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga.
Rrumbullaku e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, kohë kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Bledi Çuçi.
Ditën e sotme do të hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit. Ministria e Brendshme do të ftojë të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion.