Mer fund shqetësimi i banorëve dhe bizneseve të cilët aksesojnë rrugën nacionale Fier – Patos, pasi me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare sot nisi puna për rikonstruksionin e saj.
Disa herë në komisione dhe seanca plenare kam orjentuar dhe përcjell për zgjidhje shqetësimin e banorëve dhe bizneseve të Qarkut Fier për rikonstruksionin e rrugës nacionale e cila lidh bashkitë Fier–Patos- Rroskovec dhe Patos – Mallakasër shqetësim i cili sot u bë realitet-tha deputetja Antoneta Dhima
Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qënë dhe është i domosdoshëm jo vetëm për banorët por edhe për faktin se në segmentin Fier – Patos ka një numër të konsiderueshëm sipërmarrjesh të biznesit të madh të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe kontribojnë mjaftueshëm në buxhetin e shtetit.
Rikonstruksioni i kësaj rruge financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zbatohet nga firma Alb-Star ShPK, ka një distancë prej 5.880ml, fillon nga kryqëzimi i parkut në Fier deri te kthesa për Mallakastër dhe ka një vlerë financimi prej 99.433.260 lekë me tvsh.