Kur kinezëria e rrugës së Elbasanit po na gënjen hapur, çfarë pret nga një kryeministër i droguar !?
Dje ishte 30 vjetori i vizites historike te Sekretarit Baker ne Shqiperi.
Ne kete vizite Baker do sillte mesazhin epik per shqiptaret:
Liria funksionon.
Ne, amerikanët, kemi nje mbeshtetje te hapur per forcat antikomuniste.
Sekretari Baker do deklaronte ne parlament se erdhi ne Shqiperi me ftese te Sali Berishes, kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise!
Por sot kinezëria pa pikë cipe dhe dinjiteti, që jo vetem me qëndrimet, por edhe veprimet e saj, po kërkon të na instalojë diktaturen e re Sorosjane, me pinjollët e ish diktatures së sigurimit të shtetit, para 30 viteve në pushtet.
Jo denoncimi, por …
Bashkpunimi i hapur i saj me mafien në pushtet, flet më qartë se kurrë se ku po shkojmë .
Jo vetëm .
Por në kaq pak kohë, (vetem 30 vjet) po kerkon të na ndryshojë edhe historinë, duke na i retushuar dhe ndryshuar paturpësisht atë .
Rruga e Elbasanit.
Dikur një endërr e shqiptarëve për liri .
E nisur me familjen Popa më 12 Dhjetor 1985 kur ajo familje u fut ne ambasadën Italjane.
Rruga e Elbasanit.
Rihapja e ambasadës amerikane më 1 Tetor 1991 .
Bëri realitet ëndrrën e gënjeshtër të shqiptarëve se më në fund e shëmbëm komunizmin.
Rruga e Elbasanit.
Sot një kinezëri që kërkon dhe po realizon një revolucion kulturor …
Koha për reagim.
Koha për tu përballur me të keqen .
Koha për tu përballur me krimin, drogën, vjedhjen e votës, dhe varfërinë .
Koha për tu përballur me mafien neokomuniste në pushtet.
Koha për të mbrojtur jo Sali Berishën, por vetveten, kombin, dhe atë pak demokraci të fituar dhe mbetur, qysh me gjakun e heronjve të 2 Prillit …
Kinezëria nesër ikën.
Ne dhe krimi, ne dhe droga, ne dhe maskarallëku, ne dhe varfëria, ne dhe mafia në pushtet, ne dhe ”burrëria për lëpirje”, pse jo dhe pa burrëria për të reaguar, ngelemi këtu .
E nëse këta të dërguar sillen dhe veprojnë jo si përfaqsues të shtetit të demokracisë, jo si përfaqsues dhe mbrojtës të lirisë së kombeve të vuajtur nën diktaturë .. Por si guvernatorë, e kane gabim.
Amerika nuk eshtë dhe as ka lidhje me perandoritë e dikurshme, siç mundohet ta etiketojë dikush …
Amerika është kombi i lirisë, kombi i shpresës, kombi i paqes, kombi i demokracisë .
Shqipërisë vërtet i duhen reforma të thella jo vetem në drejtësi, por në të gjithë institucionet e shtetit.
Reforma qè pamvarsisht se ata që po i inicjonë (diplomatet) e dinë se janë harxhuar me dhjetra e dhjetra miliona euro te taksa paguesve amerikanë dhe europianë…
Ata e dine mirë se kanë dështuar, por heshtin dhe ”qeshin” …
Heshtin.
Heshtin sepse kanë gënjyer dhe gënjejnë institucionet nderkombëtare, qeveritë e tyre, USA-n apo BE-në, se shqiperia ka arritur çdo standart për tju afruar BE-së (vertet nuk ka shtet ne europe te kete arritur ne 100 vjet standartin e krimit te organizuar, droges, vjedhjes, mashtrimit, dhe mafies në pushtet) aq sa kemi arritur ne në keto tetë vite…
Qeshin.
Qeshin me gënjeshtrat qe na mbushin çdo dite, naivitetin dhe friken tone.
Një popull dele i trembur dhe i varur nga nje kothere buke , dhe frika mos ja presin edhe atë, hesht, nuk reagon, as dhe kur e shtypim me tank …
Ju që e dini rikujtoheni, ju që nuk e dini, mësoheni …
Rruga e Elbasanit sot mund të jetë gjithshka, por jo Amerika ! 🇦🇱🇺🇸🇦🇱