Rruga Bence -Lekdush në Tepelenë është krejtësisht e amortizuar . Ky segment është pjesë e rrugës që përshkon zonën e Kurveleshit. Aktualisht rruga është amortizuar duke e bërë mjaft të vështirë qarkullimin e mjeteve përgjatë saj .
Ky segment rrugor është i domosdoshëm jo vetëm për banorët vendas por edhe për turistë të ndryshëm që zgjedhin këto vende për të vizituar .
Fshatrat e zonës së kurveleshit si Lekdushi, Progonati, Gusmari, Nivica, etj përfshijnë një sërë vlerash natyrore, të trashëgimisë historike dhe monumenteve të kulturës. Gjatë viteve të fundit banorët e këtyre zona kanë nisur investimet për zhvillimin e turizmit familjar por problematike për ta mbetet infrastruktura rrugore cka i penalizon këta të fundit shpeshherë.”- raporton jugunews.net (Dd.Vm)
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka